Klement Islami është lejuar nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të prindërve të tij në fshatin Shalës të Konispolit.
Ceremonia motore e Huso dhe Shano Ismalajt do të zhvillohet në orën 11.00 në fshatin Shalës dhe 40-vjeçari do të shoqërohet nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.
Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e djeshëm (6 Gusht) në banesën e viktimave, ku 69-vjeçari pas një debati goditi me sëpatë për vdekje bashkëshorten e tij, Shano Ismalaj.
Kur i biri është kthyer në banesë ka gjetur të ëmën të vdekur në mes të shtëpisë dhe është konfliktuar me të atin. Ky i fundit ka rënë nga shkallët e banesës dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
40-vjeçari u arrestua pas vdekjes së të atit, por mësohet se pozitat para ligjit janë të lehtësuara pasi vdekja e Hysen Islamajt nuk ka ardhur as në formë hakmarrje për vrasjen e nënën së Klemenit dhe as si rrjedhojë e dashjes së drejtpërdrejtë nga ana e tij.
Nuk dihet ende se cfarë akuze ka ngritur Prokuroria ndaj 41-vjecarit, por burime bëjnë me dije se rrethanat e ngjarjes janë lehtësuese në favor të autorit të dyshuar.
Dëshmia: “Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur në çdo moment mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari Klement Islamaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co