Shqiperia

I nisur 15 vite më parë, aksi rrugor Qukës-Qafe Plloçe ende i papërfunduar, banorët: Po na shkatërrohen makinat

i nisur 15 vite me pare aksi rrugor qukes qafe plloce ende i paperfunduar banoret po na shkaterrohen makinat
i nisur 15 vite me pare aksi rrugor qukes qafe plloce ende i paperfunduar banoret po na shkaterrohen makinat

I konsideruar si një prej segmenteve me te rëndësishëm që bën të mundur shkurtimin e një distance të konsiderueshme të juglindjes së vendit me kryeqytetin aksi rrugor Qukes-Qafe Plloce, 40.3 km i gjate është një prej rrugëve më problematike, ku punimet kanë plot 15 vite që zvarriten.

Rrëshqitja e dherave nga një ndërhyrje te pastudiuar ka qene një nder motivet kryesore qe punimet te janë ndërprere here pas here. Projekti ka hasur shumë problematika të financimit për shkak të projektimit jo të saktë në vitin 2009, ku nuk ishin parashikuar vështirësitë gjeologjike.

Ishte Korriku i vitit 2015 kur qeveria shqiptare mori përsipër të rinisë punimet që kishin filluar vite më parë në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, duke ndërhyrë në projektin e mëparshëm. Sot ne Janar te 2024 gjendja aktuale është kjo, një rruge e cila nuk ka përfunduar akoma edhe pse duhet thënë se punimet po vijojnë ende, gjate këtij segmenti jemi përballur me punonjës te cilët po ndërhyjnë në rruge por sipas banorëve zvarritja e punimeve sjell shume probleme jo vetëm për drejtuesit e mjeteve qe e bëjnë çdo dite këtë rrugë, por edhe për banorët e fshatrave pasi ata e kanë të pamundur mos përballen çdo ditë me këtë situate.

Rrëshqitja e dherave në rrugën ku ende punohet është bere shkak për aksidente te shumta. Banoret e zonës hasen me vështiresi teksa përshkojnë këtë segment dhe shpesh here zgjedhin rrugën me te gjate për shkak te problemeve te shumta qe ka aty.

Një tjetër problem qe po hasin banorët e zonave të prekur nga zgjerimi i rrugës është edhe mungesa e kompensimit të pronave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts