I nxehti afrikan/ Pas reduktimit të orëve të punës, Kosova merr masën tjetër: Nga e diela do të ndalohet…

i nxehti afrikan pas reduktimit te oreve te punes kosova merr masen tjeter nga e diela do te ndalohet
i nxehti afrikan pas reduktimit te oreve te punes kosova merr masen tjeter nga e diela do te ndalohet

Nga e diela, 14 korrik, deri më 31 korrik do të ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.

Kjo vjen bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta.

“Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Ky vendim vlenë nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00”, ka njoftuar përmes Facebookut zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →