I organizuan atentat për ta eliminuar, kush është juristi Mitri Prifti! Nga tentativa për të ekzekutuar Edison Begajn në sy të fëmijëve, tek ndryshimi i dëshmisë në gjyqin për Shullazin

i organizuan atentat per ta eliminuar kush eshte juristi mitri prifti nga tentativa per te ekzekutuar edison begajn ne sy te femijeve tek ndryshimi i deshmise ne gjyqin per shullazin































SPAK ka hedhur dritë mbi një ngjarje kriminale, ku juristit Mitri Prifti iu është organizuar një atentat me qëllim për ta eliminuar.

mitri prifti shullazi emiljano shullazi

Mësohet se pjesë e grupit kriminal me qëllim vrasjen e Mitri Priftit është Genti Nderjaku alias Kili alias Ekil Nderjaku, i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, i ndodhur më 1 nëntor 2019 në Autostradën Tiranë-Durrës ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.

Mësohet se Genti Nderjaku ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të eliminuar Mitri Priftin në periudhën 4 tetor 2020 deri në 30 janar 2021.

“Genti NDERJAKU (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të viktimës Mitri Prifti, për periudhën ndërmjet datave 04.09.2020-30.01.2021; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal”, informon SPAK.

Por kush është Mitri Prifti

Juristi Mitri Prifti u identifikua si autori i dyshuar i atentatit ndaj Edison Begajt, ngjarje e ndodhur në 29 maj 2021 në Kaninë.

Ndaj 39-vjeçari u ngrit akuza për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe u katër muaj pas atentatit, më 30 shtator.

“Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur”, njoftoi policia në atë kohë.

Shkak është bërë një përplasje që Mitri Prifti ka pasur me Edison Begajn në zonën e Lungomares në Vlorë.

Përpasja verbale mes të dyve në një lokal, u pasua dhe me konflikt fizik ku Begaj e ka qëlluar Priftin. Kjo dyshohet se ka qenë e patolerueshme për 39-vjeçarin.

 

Ndaj disa ditë më vonë, ai dyshohet se ka organizuar atentatin, që rezultoi i dështuar.

Autori ka qenë i veshur me rroba si të policisë dhe i maskuar në momentin që qëlloi me armë në drejtim të Begajt në hyrje të banesës së tij.

44-vjeçari mori 4 plumba që e kapën në këmbë dhe përfundoi në spital, por u mbijetoi plagëve të marra.

Ndërkohë ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të tij që ndodheshin brenda në automjet.

“Nuk e njoh Shullazin”

Mitri Prifti gjithashtu ka qenë dëshmitar në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit në vitin 2017. Në dëshminë për togat e zeza më 19 shtator Mitri Prifti ka dhënë në gjyq deklarime të tjera nga ato që kishte pohuar para grupit hetimor në fazën e procedimit penal paraprak.

Dëshmitari, me origjinë nga Kuçova, u pyet në Gjykatë në cilësinë e kushëririt të parë të Jani Zakës, biznesmenit të cilit iu vendos një sasi lënde eksplozive në garazhin e tij te “21 Dhjetori”.

Dëshmitari Mitri Prifti tha në sallën e gjyqit se kushëriri i tij, biznesmeni Jani Zaka, i kishte thënë që kishte pasur probleme pronësie me familjen Sinani. Kjo deklaratë e dëshmitarit u kundërshtua nga ana e Prokurorisë.

Organi i akuzës tha se Mitri Prifti kishte pohuar në janar 2016, kur edhe ishte marrë në pyetje nga oficeri i Policisë Gjyqësore, se kishte biseduar me kushëririn e tij, Jani Zakën, dhe ai i kishte thënë se ka marrë kërcënime edhe nga Emiljano Shullazi.

Në seancën gjyqësore te Krimet e Rënda, dëshmitari nuk e përmendi Emiljano Shullazin apo anëtarët e akuzuar si pjesë të grupit të tij. Prokuroria kundërshtoi dëshminë dhe kërkoi që si provë të merren thëniet e dhëna nga shtetasi Mitri Prifti në vitin 2016, në fazën e hetimit paraprak.

Avokatët kundërshtuan këtë kërkesë të Prokurorisë, duke theksuar se nuk ka bazë të merret e mirëqenë dëshmia e vitit 2016, për sa kohë dëshmitari e deklaroi tani qëndrimin e tij para gjykatës.

DËSHMIA NË 2016

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Mitri Prifti, më datë 3.02.2016, ka deklaruar se: “Janin e kam djalë halle, më 02.02.2016 më thotë në telefon se kishte nevojë të takohej me mua, kur u takuam, më tha se kishte një problem, se i ka blerë një parkim 1000 m² F. Sinanajt para 4 vjetësh…. me kontratë sipërmarrjeje 250.000 euro… të cilat i ka paguar me këste sipas kontratës…

F. kishte dërguar djalin e vogël, i cili i ka kërkuar që t’i jepte 30.000 euro për parkingun dhe të tjerat t’ia jepte më vonë, pasi djali i F. pretendonte se Jani kishte shfrytëzuar momentin e ngushtë ekonomik të babait të tij, kur i kishte blerë garazhin, pasi garazhi kushton 500.000 euro.

Ai i ka thënë se garazhin nuk e shes, se me këtë po ha bukë, ai është larguar…. Disa ditë më vonë, Janin e takon një djalë lagjeje, të cilin ai nuk e njeh, i cili i ka thënë se do të të takojë pak Emiljano Shullazi.

Jani pas këtij takimi ishte shumë i trishtuar dhe i dërgon njoftim shtetasit F. Sinani, ku i thotë më jep lekët e mia dhe unë tërhiqem, se nuk dua probleme, por djali i tij Andi i thotë se tani merru me ata që kanë hyrë në lojë… dhe mundohu t’u bindesh se e di çfarë të gjen… më datë 02.02.2016, rreth orës 11:00, Janin e kanë marrë në telefon dy persona te NSHRAKU.

Pasi i ka takuar personat, të cilët nuk i njeh me emra, ata i kanë thënë hip në makinë se të kërkon Emiljano Shullazi dhe Jani u ka thënë se marr taksi dhe vij vetë, ata i kanë thënë të vish tani për dy minuta, se ai nuk mund të të presë ty.

Jani vete te një lokal i kuq, prapa qendrës “Glob”, dhe atje takon personalisht Emiljano Shullazin, ku ai thotë se nesër nga ora 10:00 ta kesh telefonin hapur dhe do të vijë ky djali i xhaxhait tim të kalojë pak atë pronën në emër të tij. Pa i lënë mundësi që të flasë, Emiljano i ka thënë të dilte jashtë se kishte mbaruar punë me të.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co