I padëshiruari Dani Alves, Barcelona e heq nga lista e legjendave

i padeshiruari dani alves barcelona e heq nga lista e legjendave
i padeshiruari dani alves barcelona e heq nga lista e legjendave

Dani Alves do të vuajë gjithë jetën atë që bëri në diskotekë në dhjetorin e viti 2022. Futbollisti brazilian, u dënua pak ditë më parë me katër vite e gjysmë burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një të reje, me pasoja që tashmë do të ndryshojnë edhe perceptimin për një prej mbrojtësve më fitimtarë në histori.

Vitet e tij te Barcelona e mbushën atë me trofe, pasi ia ka fituar 23 të tillë me katalanasit. Por që nga momenti kur ai i u shpall fajtor, klubi ka vendosur të heqë emrin e tij nga lista e 102 lojtarëve që kanë statusin e legjendës dhe janë të vendosur në një panteon të veccantë në muzeun e klubit.

Klubi i Barcelonës nuk është iu vetmi që po merr masa kundër Alvesh. Edhe rezidentët e shtetit të Bahia në Brazil, ku ka lindur lojtari, kanë kërkuar që të hiqet një statujë që është vendosur në nder të tij disa vite më parë. Ajo statujë është vandalizuar vazhdimisht në kohët e fundit ndaj kërkohet që të zhduket pasi po kthehet në një objekt të padëshiruar.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →