Fatjon Murati, personi i cili është në kërkim nga autoritetet, por që sot Prokuroria e Tiranës e çoi dosjen e tij për gjykim. Murati është një emër i njohur për autoritetet shqiptare, emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë.
Fatjon Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje për kete ngjarje.
Prokuroria e Krujës kërkoi marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin te mbikalimi i Fushë Krujës me 2022, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Organi i akuzës kërkoi ne ate kohe marrjen në pyetje në lidhje me atentatin me tre viktima dhe të shtetasve Alesio Dobrozi, Rohan Brahimi ( i vrare ne Greqi ne maj 2024) dhe Fatjon Murati, i cili eshte kapur disa kohe me pare nën shoqërinë e Endrit Dokles.
Nderkohe Fatjon Murati, ka qene edhe objektivi i atentatit të 12 marsit 2023 ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 5 persona të tjerë.