I preu rrugën teksa po kthehej për Hamallaj/ Si ndodhi aksidenti me vdekje pranë Gjirit të Lalzit

i preu rrugen teksa po kthehej per hamallaj si ndodhi aksidenti me vdekje prane gjirit te lalzit

Një aksident i rëndë automobilistik u regjistrua pasditen e së shtunës në aksin Gjiri i Lalzit-Maminas, ku për pasojë mbeti i vdekur një 16-vjeçar.

Mësohet se përplasja mes dy mjeteve që lëviznin me shpejtësi tejet të lartë ndodhi pasi një prej automjeteve i preu rrugën tjetrit, pranë degëzimit të rrugës për në Hamallaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas njoftimit të autoriteteve automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa 16-vjeçari që mbeti viktimë ishte pasagjer në automjetin ku ndodhej 20-vjeçari.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co