I publikoi foto intime në Tik Tok dhe çoi 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Altin Çokun

i publikoi foto intime ne tik tok dhe coi 27 vjecaren drejt vetevrasjes apeli le ne fuqi vendimin e shkalles se pare per altin cokun
i publikoi foto intime ne tik tok dhe coi 27 vjecaren drejt vetevrasjes apeli le ne fuqi vendimin e shkalles se pare per altin cokun

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në lidhje me Altin Çokun, personazhin e njohur të Tik Tok-ut.

Çoku publikoi foto intime të 27-vjeçares Sibela Abedini, veprim që dyshohet se e shtyu të renë drejt vetëvrasjes.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Çokun.

Nga kqyrja e telefonit ka rezultuar që viktima me iniciale S.A, ka pasur komunikime në rrjete sociale me personin nën hetim shtetasin A. Ç, në lidhje më një fotografi të viktimës me personin nën hetim, e cila ishte publikuar në rrjetin social.

Vendimi: 

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 10.02.2024, rreth orës 22:30, shërbimet e policisë gjyqësore janë njoftuar se në rrugën “Teuta”, lagjia nr. 7, Bathore, ka rënë nga lartësia e një objekti 4 katësh shtetësia me iniciale S. A, e cila më pas është dërguar në Spital ku ka gjetur dhe vdekjen. Nga kqyrja e telefonit ka rezultuar që viktima me iniciale S.A, ka pasur komunikime në rrjete sociale me personin nën hetim shtetasin A. Ç, në lidhje më një fotografi të viktimës me personin nën hetim, e cila ishte publikuar në rrjetin social.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale A. Ç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 421 Regj.Them, datë 15.02.2024, ka vendosur:

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë, ndaj personit nën hetim Ç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim A. Ç, masën e sigurimit personal atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale A. Ç, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e një mase sigurimi personal më të butë, për shkak dhe të gjëndjes shëndetësore.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Irena Brahimi, vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 421 Regj.Them, datë 15.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Tiranë, 11.03.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →