Shqiperia

I riu shqiptar ndërroi jetë në aksident në Itali, babai: Nuk po bënte video për Tik-Tok, por…

i riu shqiptar nderroi jete ne aksident ne itali babai nuk po bente video per tik tok por
i riu shqiptar nderroi jete ne aksident ne itali babai nuk po bente video per tik tok por

“Nuk ishte duke bërë video për Tik-Tok’ kur u përfshi në aksident”. Kështu deklaron babai i Lorenzo Pjertushit, 18-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 29 janar. Mediat italiane raportojnë se Agron Pjertushi ka thënë se Lorenzon e ka çuar vetë ai në ditëlindjen e kushëririt të tij dhe se ende nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur.
“Lorenzo ishte shumë i mirë, si shumë të rinj të moshës së tij. Atij i pëlqente të luante dhe të jetonte jetën. Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22:00. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn e tretë, po nga Ormelle, një italian me origjinë shqiptare”, pohoi babai shqiptar.

Ngjarja ndodhi më 20 janar teksa tentonte të rrinte në këmbë mbi makinën që drejtohej nga kushëriri i tij u rrëzua dhe u përplas nga i njëjti automjet. Pas aksidentit, i riu shqiptar ishte në gjendje të rëndë, ndërsa ndërroi jetë pas disa ditësh qëndrimi në spital. Babai i Lorenzos tha se gjatë këtyre 8 ditëve, familjarët nuk kanë fjetur me shpresën se i riu do ta fitonte betejën për t’ju rikthyer jetës.

“Ne nuk kemi fjetur për tetë ditë. Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Në makinë ishin pesë prej tyre, në një Ford. E drejton kushëriri i tretë i djalit tim. Ai kishte vetëm dy muaj që kishte marrë patentën e drejtimit, s’kishte shumë përvojë. Por ata nuk po bënin video apo foto për t’i postuar në TikTok, siç është thënë. Se si ka ndodhur e di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts