I riu vetëvritet në qendrën e riatdhesimeve në Romë, ‘shpërthen’ revolta, emigrantët përleshen me policinë

i riu vetevritet ne qendren e riatdhesimeve ne rome shperthen revolta emigrantet perleshen me policine
i riu vetevritet ne qendren e riatdhesimeve ne rome shperthen revolta emigrantet perleshen me policine

Trazirat në qendrën e paraburgimit të riatdhesimit Ponte Galeria në Romë, ku një emigrant 22-vjeçar u gjet i vdekur, ndërsa dyshohet se u vetëvra. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës.

Disa të strehuar në këtë qendër riatdhesimesh u përpoqën të thyenin një derë hekuri, hodhën gurë në drejtim të stafit dhe tentuan t’i vënë flakën një makine.

Të plagosur kanë mbetur dy karabinierë dhe një ushtar i Ushtrisë. Më pas situata u kthye në normalitet. Në protesta morën pjesë rreth gjashtëdhjetë persona që ishin akomoduar në këtë qendër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →