I shkaktoi tronditje Netanyahut me dorëheqjen, flet për herë të parë ish-ministri Gantz

i shkaktoi tronditje netanyahut me doreheqjen flet per here te pare ish ministri gantz
i shkaktoi tronditje netanyahut me doreheqjen flet per here te pare ish ministri gantz

Benny Gantz dha dorëheqje nga kabineti izraelit i luftës javën e kaluar dhe tani ka deklaruar se Izraeli e di sesa pengje janë ende gjallë në Gaza.

Më saktë, ai u përgjigj se dinë “një numër të përafërt”.

Në intervistën e parë që nga dorëheqja, Gantz tha gjithashtu se qeveria e dinte fatin e familjes Bibas, të cilët ishin ndër pengjet më 7 tetor dhe se publiku do ta dinte në “kohën e duhur”.

Ushtria izraelite publikoi një video që dyshohet se tregon një familje të gjallë në Gaza më 7 tetor. Hamasi tha se ata u vranë në një sulm ajror izraelit në muajin nëntor.

Gantz la të kuptohet se foshnja dhe fëmija u vranë gjatë robërimit, si dhe prindërit e tyre, raporton timesofisrael. Kur u pyet nëse kërkesa e Hamasit për një armëpushim të përhershëm ishte një çmim që ai do të ishte i gatshëm të paguante, ai u përgjigj se “nëse ka ndryshime në luftime dhe pengjet tanë kthehen dhe ne bëjmë atë që duhet të bëjmë në Rripin e Gazës brenda një ose dy viti, ky nuk është problem”.

“Sa më gjatë që Izraeli ‘pret dhe pret’ për një marrëveshje pengjesh, aq më i lartë ishte çmimi”, tha Gantz për Channel 13.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →