I shpallur në kërkim për vrasjen e Roland Rexhepit, Gëzim Balla flet nga arratia: Ja personi që bleu furgonin e përdorur në krim! Më kanë sjellë një letër në shtëpi ku më thoshin se…

i shpallur ne kerkim per vrasjen e roland rexhepit gezim balla flet nga arratia ja personi qe bleu furgonin e perdorur ne krim me kane sjelle nje leter ne shtepi ku me thoshin se



































Gëzim Balla I shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e ish policit Roland Rexhepi në 2009 në Elbasan ka folur për emisionin “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala duke treguar versionin e tij. Ai thotë se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa përmend emrin e një personi të quajtur Ervis Fetahu i cili sipas Ballës ka blerë furgonin që u përdor për ekzekutimin e “Dodës”.

gezim balla

Intervista

Klodiana Lala: Cili është qëndrimi juaj në raport me akuzën e Prokurorisë?

Gëzim Balla: Përveç Donald Hoxhës, në atë dosje nuk njoh asnjë. Nuk kam patur asnjëherë lidhje as shoqërore.

Klodiana Lala: Cili është raporti juaj me Donald Hoxhën? është ekstraduar nga Britania e Madhe…

Gëzim Balla: Njohja është ajo që ka thënë ai. Furgonin që bëhet fjalë e ka gjetur Ervis Fetahu.

Klodiana Lala: Doni të shfajësoni veten tuaj, por përmendni emra që nuk janë të dokumentuar në dosje. Mund t’ia dërgoni Prokurorisë në forma të tjera. Ju e mohoni kategorikisht përfshirjen në këtë ngjarje?

Gëzim Balla: Unë dhe Donaldi e kemi marrë furgonin dhe e kemi çuar deri te stadiumi.

Klodiana Lala: Kishit dijeni ju që do të përdorej për vrasje?

Gëzim Balla: Jo, jo. Absolutisht që jo.

Klodiana Lala: Kur konstatuat që ky automjet u përdor në ngjarje, pse nuk shkove në Prokurori të tregoje që s’ke lidhje?

Gëzim Balla: Pas një muaji e kemi marrë vesh që furgoni u përdor për këtë punë. Ku të shkoja? Me këto hasmëri që janë atje… Mua edhe tani që më morën e më pyetën, më kanë ardhur në shtëpi me presione, largohu nga Elbasani.

Klodiana Lala: Donald Hoxha ju ka thirrur një javë më vonë pasi automjeti është përdorur në ngjarje. Keni dijeni për këtë dëshmi?

Gëzim Balla: Atë nuk e mbaj mend unë. Ne kemi qenë të tre, personi i tretë ka porositur furgonin dhe t’i dalë për zot se ku e ka çuar. Ne e morëm dhe ia dorëzuam te stadiumi. Por se ku e ka çuar ai…

Klodiana Lala: Ju dhash mundësi të flisnit “Në Shënjestër” për të sqaruar pozicionin tuaj, por pse nuk dorëzoheni?

Gëzim Balla: Jam i gatshëm të dorëzohem. Nuk fshihem për shkak të Prokurorisë apo të shtetit. Kur jam marrë në pyetje në Elbasan para dy muaj, në darkë më sollën letër në shtëpi që të largohesh nga Elbasani se do kesh probleme. Se kush ishte nuk e di. Për këto arsye jam larguar nga Elbasani. Unë dhe Donald Hoxha nuk kemi patur dijeni fare se për çfarë është përdorur furgoni.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →