I shpërtheu bombola e gazit në banesë, plagoset 70-vjeçari! Pëson djegie në trup, ja gjendja e tij

i shpertheu bombola e gazit ne banese plagoset 70 vjecari peson djegie ne trup ja gjendja e tij

































Një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi i shpërtheu bombola e gazit në banesë.

1581628876_bombol

I moshuari është paraqitur në spitalin e Patosit për të marrë ndihmë mjekësore rreth orës 09:00.

70-vjeçari, banues në fshatin Manekaj, ka pësuar djegie në trup dhe është transportuar në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Njoftoi policia:

Patos/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në spitalin e Patosit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Manekaj, me djegie në trup, që dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij.

Ky shtetas po transportohet në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →