Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga videoja e filmuar nga efektivi Erion Goxhara, pasi plagosi bërë punonjësin e ERE-s Lorenc Kosta, ngjarje e ndodhur me 19 gusht.
Në video shihet se Kosta është i shtrirë në tokë, i mbuluar me gjak, ndërsa pranë vetes ka edhe telefonin e tij celular.
Ndërkohë, ndërsa filmon, dëgjohet efektivi që shprehet se këtë meritojnë të gjithë ata që kërkojnë të hyjnë në familjen e dikujt tjetër.
“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje.
Ti të më mbash mua peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët? Nuk e ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë, nuk hyn dot ti në familjen time”, dëgjohet të thotë efektivi.
Kujtojmë se në dosjen hetimore thuhet se menjëherë pasi e filmoi, efektivi ia nisi videon kunatit të tij.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co