Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në studion e News24 ka zbuluar si u krye arrestimi i Marklen Hakës, personazhit të njohur botës së krimit, i shpallur në kërkim nga SPAK.
Sipas Çelmetës, Marklen Haka u arrestua në një operacion të fshehtë nga Policia e Tiranës dhe forcat operacionale, në bashkëpunim me SPAK, në zonën e Niklës. Ky arrestim është pjesë e operacionit të koduar “Revanshi”, që u ndërmor pas zbërthimit të komunikimeve të zbuluara në aplikacionet SKY dhe Encrochat.
“Marklen Haka ishte një personazh i shumëkërkuar dhe arrestimi i tij ka ardhur si rezultat i një pune të thelluar hetimore dhe operacionale. Ai ishte në kërkim për një tentativë vrasjeje ndaj Durim Bamit,” tha Çelmeta. Sipas gazetarit, Haka dhe Bami ishin fillimisht miq, por më vonë marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan dhe u shndërruan në armiqësi të hapur.
Çelmeta theksoi se arrestimi i Hakës u bë i mundur pas marrjes së informacionit nga policia se ai ndodhej në Shqipëri, duke çuar në një operacion të suksesshëm dhe në kapjen e tij.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co