Gazetari Panajot Barka përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.
Barka u shpreh se sipas tij shkak për arrestimin e Goros është bërë një tejkalim i kompetencave të tij si kryebashkiak dhe “jo aq shumë” shpërdorimi i detyrës, sikundërse akuzohet nga SPAK.
Ai shtoi se Goro mund të shpëtojë nga situata nëse ajo shihet në këtë prizëm, pra atë të firmosjes nga ana e tij duke tejkaluar kompetencat.
Barka zbuloi se ai i ka thënë personalisht Goros se ballafaqimi me ligjin i këtij të fundit do të ishte i pashmangshëm për shkeljen e ligjit në interes të të tjerëve.
“Në lidhje me arrestimin e Goros dua të them se për mendimin tim shkak është bërë tejkalimi i kompetencave të tij, jo aq shpërdorimi drejtpërdrejtë i detyrës. Në rastin e ligjit për investitorin strategjik, shteti ndërhyn në favor të tij për të shpronësuar privatin tjetër, pra mund të ndërhyhej për të shpronësuar pronën në interes të Gaçit.
Goro ndërhyri si garanci për të fituar titullin e pronësisë Mëhillajt. Goro edhe mund të shpëtojë nga situata nëse e shohim në këtë prizëm si një firmosje në tejkalim kompetencash. Kryebashkiaku nuk ka kompetenca në titujt e pronësisë. Ai ka ndërhyrë në përshpejtimin e procedurës. Kjo sa i përket Goros.
Unë ia kam thënë edhe personalisht që ballafaqimi i tij me ligjin në një moment do ishte i pashmangshëm sepse situata në Himarë ishte e tillë që kryebashkiaku ishte i detyruar të shkelte ligjin në interes të të tjerëve”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co