“I thashë sille në shtëpi”- Ilir Shaqiri tregon raportin me të dashurin e vajzës! Si balerini i punoi rrengun “dhëndrit” për të udhëtuar 8 orë vetëm me të: E sprovoja në disa gjëra

i thashe sille ne shtepi ilir shaqiri tregon raportin me te dashurin e vajzes si balerini i punoi rrengun dhendrit per te udhetuar 8 ore vetem me te e sprovoja n scaled





































Koreografi i njohur Ilir Shaqiri, ka folur për marrëdhënien që ka me të bijën po ashtu edhe me të dashurin e saj që shpesh ajo vetë e poston në “TikTok.”

ilir shaqiri emily

Teksa ka treguar për romanin të cilin vajza e tij ka botuar së fundmi dhe ai nuk e ka lexuar ende, ai ka përmendur dhe raportin që ka me të partnerin e saj.

Ai është shprehur se në momentin e parë që Emily i ka treguar se ka një të dashur, ai i ka thënë ta sjell në shtëpi.

ilir shaqiri emily shaqiri partneri (8)

“E takova Emily-n, e shikoja që rrinte pak shtrëngueshëm. I thashë ke ndonjë gjë për të më thënë, si është puna?. Më tha jo. Bëmë dhe dy shkallë të tjera dhe i them zbraze se po e kuptoj se do të më thuash diçka. Jam njohur me një djalë, pëlqej një djalë. Unë ‘kush është ky? . I thashë që t’a sillte në shtëpi dhe ajo nuk e priste këtë. Më mirë t’a njoh më shpejt se sa më vonë,” tha Iliri.

ilir shaqiri emily shaqiri partneri (1)

Ndër të tjera ai shtoi se ka bërë një hap tjetër duke e ftuar djalin për pushime në Siçili duke udhëtuar 8 orë vetëm për vetëm.

“Gjëja e dytë superlative që kam bërë dhe jam krenar për këtë, kur do iknim në Siçili për Pashkë, kishim 1 javë pushime, i thashë që të vinte me ne. E di pse e mora me vete? Erdhi momenti i biletave, ne jemi me qen dhe mace. Makina nuk i merr të gjithë, unë e dija këtë. Ju thashë Emily-t dhe Emanuelës që të iknin me tren dhe të merrnin macet. Kurse unë, qeni dhe ky tjetri, po marrim makinën dhe po bëjmë 8 orë rrugë. Në makinë me një person njihesh në rrugë të gjata. 8 orë filloi një muhabet shumë i këndshëm. Kuptova atë që është ai djalë dhe vlerësova tipin sportiv, pjesëmarrës. E sprovoja në ca gjëra,” u shpreh fituesi i Big Brother Vip ne “Wake Up”.

ilir shaqiri emily shaqiri partneri (7)

Ilir Shaqiri ka treguar shpesh herë si brenda dhe jashtë shtëpisë së “BBVIP”, marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e tij, Emily. Disa vite më parë, para se të kishte një lidhje romantike bukuroshja realizoi në profilin e saj në Instagram një ‘ask me question’ me ndjekësit e saj ku i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet.

ilir shaqiri emily shaqiri partneri (6)

Dhe me këtë rast Emily gjeti momentin e duhur që të bëjë ‘shaka’ me balerinin, një shaka që ia ‘ngriu’ zemrën atij.

“A je single”- e pyet një ndjekës ndërsa balerina është përgjigjur: “Jo jam në një lidhje”, dhe menjëherë kthen kameran nga ish-fituesi i “BBVIP” që menjëherë reagon dhe e pyet me kë.

Më pas ajo e kthen telefonin nga macja dhe thotë: “Me të”, duke shkaktuar qeshura mes tyre.  Ndërsa balerini e ka ripostuar videon dhe krahas saj shkruan: “Ai momenti kur qesh nga halli”.

ilir shaqiri emily shaqiri partneri (5)

Kujtojmë se Shaqiri ka treguar më parë edhe një moment të “sikletshëm” me vajzën e tij ku i tregoi se pëlqente një djalë. Balerini u shpreh se në ato momente ishte ngrënë saqë dhe ushqimi i ngeci në fyt.

“Në drekë tha, babi dua të të them diçka. Dhe unë siç isha duke ngrënë bukë, hë?! Hera e parë që vajza më thotë që më pëlqen një djalë. Thash se më plasi zemra. Ç’janë këto i thashë po vazhdo e ha bukë. Më ngeci kallamari në fyt. Po pse më tha s’kam të drejtë të më pëlqejë një djalë. Ç’ke pëlqe babin ti. Pastaj e përtypa kallamarin edhe pas 10 minutash e pyeta kush është ky tipi,”-tregoi ai.

Ilir Shaqiri

Kujtojmë se Emily është vajza e vetme e Ilir Shaqirit dhe bashkëshortes së tij, aktores italiane, Emanuela Morini. Ndonëse në moshë të vogël, Emily ka ndjekur hapat e prindërve të saj si balerinë, aktore dhe këngëtare pasi ka publikuar disa këngë. Sakaq, Iliri ka treguar gjatë “Big Brother VIP” se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dëshirë të kenë edhe një fëmijë tjetër.

ilir shaqiri emily shaqiri partneri (3) ilir shaqiri emily shaqiri partneri (2)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →