Në emisionin e sotëm “Me Zemër të Hapur”, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti po trajtohet ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Fier, ku një 39-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij në lagjen Kryengritja e Fierit.
Teksa ishte në një lidhje telefonike, 27-vjeçarja shprehet se efektivët e policisë në Lushnjë, nuk e kanë marrë seriozisht problemin që ata kishin. Në një moment 27-vjeçarja rrëfen një fragment nga të paktën 7 denoncime që kishte bërë në komisariat, ‘’Unë ju thashë më vjen ish-burri me thikë poshtë pallatit, policët më talleshin dhe më thonin vjen se të shpreh dashurinë e të bën serenata, është për të vënë duart në kokë’’, shprehet 27-vjeçarja.
27-vjeçarja:
”Në polici kam shkuar mbi 7 herë, kam shkuar me prova me video dhe voice që më kishte kërcënuar. Më thonin “Hë se nuk ju vrau vërtetë”.
Me këtë na përcillte policia. As nuk e thërrisnin t’i thonin mos iu afro sepse është me urdhër mbrojtje.
Më thoshte nuk e di ti që unë i kam të tërë miq dhe nuk më gjen gjë?
Bashkëjetuesja: Nuk kisha mundësi që ta paguaja dhe kërkova një avokat shteti.
Edhe xhimi thonë që ska bërë kallëzim, por ai ka qenë 3 herë dhe njëherë kemi qenë bashkë.
Është për të vënë duart në kokë, unë jut hoja policivë që më vjen poshtë pallatit me thikë, policët më thonin vjen për serenata, ata talleshin”, thotë ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co