Shqiperia

“I thoni të mos futet te dhoma ime”/ Vrau shokun e dhomës me bastun, 78-vjeçari vuan nga demenca, çfarë tha para policisë

i thoni te mos futet te dhoma ime vrau shokun e dhomes me bastun 78 vjecari vuan nga demenca cfare tha para policise
i thoni te mos futet te dhoma ime vrau shokun e dhomes me bastun 78 vjecari vuan nga demenca cfare tha para policise

News24 zbardh detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë dhe dinamikën e krimit. Burime bëjnë me dije se 78-vjeçari Zyhdi Shehu prej një viti sëbashku me gruan e tij jetonin në një azil në kryeqytet, pasi djali i tyre jetonte dhe punonte në Berlin.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në një azil në kryeqytet, ku një 78-vjeçar rrahu për vdekje një tjetër të moshuar pas një konflikti të çastit.

Mësohet se autori Zyhdi Shehu vuan nga demenca dhe për shkak të saj ai ende nuk e ka kuptuar krimin që ka kryer dhe nuk është në dijeni se 82-vjeçari Virxhil Vesho ka ndërruar jetë.

Sipas asaj që raportohet grupi hetimor e ka pasur të vështirë t’i marrë një dëshmi apo deklarim për shkak se është i sëmurë.

E vetmja fjali që ka thënë ishte “i thoni atij djalit të mos futet më te dhoma ime”, duke iu referuar viktimës, i cili ishte shtrirë në krevatin e autorit para se ky i fundit ta godiste me bastun.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts