Ish-deputeti i PL-së, Lefter Maliqi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ka qenë ai dhe PS që kanë bërë reformën në drejtësi, duke shtuar se “Amerika ka sjellë Noc Rokun”.
Ai u shpreh se Rama ka kapur drejtëinë ndaj ndodhën arrestimet politike të Ilir Metës, Sali Berihë dhe Ervin Salianjit.
“Ashtu sic tha dhe dje në emisionin”Opinion”, duke thënë që nuk është Amerika që ka bërë Reformën në Drejtësi, por është ky, duke I treguar Noc Rokun Amerikës, pra ky ka kapur Drejtësinë, ka kapur SPAK-un, prandaj ndodhën arrestime politike ndaj Liderit historic, Sali Berisha, ndaj ish- Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Ervin Salianji, rrëmbimi politik I Bejlerit, që sot është Eurodeputet e me rradhë”, tha Maliqi.
Deklarta e plotë:
Jam këtu në emër të Partisë së Lirisë, për të denoncuar krimin e organizuar në Shqipëri, mafjen të bërë njësh me Qeverinë, kapjen e drejtësisë.
Gjej rastin të ngushëlloj familjet e viktimave në Shkodër, në këtë akt terrorist të krimit të organizuar, I cili drejtohet me regji nga “Babloku”I Surrelit dhe dua tju them se në Shqipëri rendi, siguria dhe qeverisja kanë rënë, fatet e saj do të jenë në duart e Opozitës se Bashkuar dhe socialistëve të ndershëm të zhgënjyer nga kjo keq qeverisje, të gjithë janë të bindur që bandit në Shqipëri, në Shkodër, në Tiranë, në Durrës, në Elbasan, në Vlorë dhe kudo janë bërë njësh, kanë marrë pasuri marramendëse, tendera korruptivë, drejtojnë trafiqet e drogës, emërojnë Ministra, Drejtorë të Përgjithshëm, drejtorë Policie dhe ndërhyjnë drejt për drejt te Kryeministri për blerjen, manipulimin dhe presionet ndaj votës së lirë.
Prandaj jam këtu, për tju thënë se policia e Shtetit jo vetëm në Shkodër por dhe kudo, jashtë misionit të saj, ndërkohë që në mënyrë banditeske, antikushtetuese, antiligjore, me maska, me kapucë, me xhinse, pa numër identifikimi, pa vendim të Gjykatës, arrestojnë me filmim dhe urdhër të kamikazëve të Ramës, Ministrit dhe Drejtorit të Përgjithshëm, në mënyrë banditeske, ish- Presidentin e Republikës së Shqipërisë, ish- Kryeministrin, ish- Kryetarin e Parlamentit, garantin e Kushtetutës, Ilir Metën, që të gjithë e njohim për patriot dhe me vlera të mëdha.
Gjej rastin që Ilir Metës ti urojmë sa më shpejtë, pavarsisht se drejtësia me regji dhe e kapur nga Rama, lirim të shpejtë dhe shëndet dhe e garantojmë që do të punojmë fort si Parti e Lirisë, si Opozitë e bashkuar për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
Duke ju premtuar ,që përvec 5 prioriteteve që ka Partia e Lirisë, njëra prej tyre është Rendi dhe Siguria në Shqipëri.
Dyfishim I pagave për Policinë e Shtetit dhe vendosja para drejtësisë , në pranga të gjithë banditëve e lidhur me politikën, me “Rilindjen”, me bablokun e Surrelit,
Ashtu sic tha dhe dje në emisionin”Opinion”, duke thënë që nuk është Amerika që ka bërë Reformën në Drejtësi, por është ky, duke I treguar Noc Rokun Amerikës, pra ky ka kapur Drejtësinë, ka kapur SPAK-un, prandaj ndodhën arrestime politike ndaj Liderit historic, Sali Berisha, ndaj ish- Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Ervin Salianji, rrëmbimi politik I Bejlerit, që sot është Eurodeputet e me rradhë.
Të bashkuar , të dashur qytetarë, anëtarë të Partisë së Lirisë, të Opozitës së bashkuar, jemi më të fortë se kurrë për një përballje dinjitoze me bandit, me krimin, me korrupsionin me trafiqet, kundër këtij kryemafiozi që ka kapur gjithë Shtetin, gjithë sistemin e drejtësisë, që ka shpopulluar, varfëruar dhe kriminalizuar vendin.
Të bashkuar drejt fitores dhëmb për dhëmb me protesta, me përballje dinjitoze në bazë, në 2025 fitorja është e sigurt me Ilir Metën, me Sali Berishën në krye të Qeverisë Shqiptare.
Faleminderit!