Bota Sport

I vodhën bizhuteri dhe para gjatë Itali-Spanjë, momentet e panikut për Baxhon: Fatmirësisht mbaroi vetëm me disa qepje për mua

i vodhen bizhuteri dhe para gjate itali spanje momentet e panikut per baxhon fatmiresisht mbaroi vetem me disa qepje per mua

































Një çmenduri i ka ndodhur fituesit të “Topit të Artë”, Roberto Baxho, gjatë orës që në Gelsenkirshen luhej sfida mes Italisë dhe Spanjës. “Bishtaleci i Artë” ka qenë viktimë e një grabitjeje të dhunshme në vilën e tij në “Altavilla Vicentina”.

Roberto-Baggio12

Sipas “Corriere Del Veneto”, 5 keqbërës e grabitës kanë mënyrë në shtëpinë e ishfantazistit të Italisë, Juventusit, Interit, Breshias etj, por çfarë është më e keqja, ish-futbollisti ka marrë edhe një plagë të thellë në fytyrë, e cila i ka kushtuar shumë qepje.

Dhe kjo, sepse vetë Baxho në momentin që ka parë grabitësit që të hynë në shtëpinë e tij ka kërkuar që të përleshet me ta, por një goditje me qytën e një arme të marrë në fytyrë e ka shtrirë në tapet, ndërsa pjesa tjetër e familjes ka mbetur e terrorizuar.

Më pas Baxho dhe anëtarët e tij të familjes janë mbyllur në një dhomë, teksa kriminelët kanë plaçkitur çdo dhomë, duke vjedhur orë, bizhuteri dhe para. Kur futbollisti kuptoi se grabitësit ishin larguar, ai ka thyer derën dhe ka lajmëruar policinë.

Makthi për 57-vjeçarin filloi rreth orës 22:00 dhe dyshohet se grabitësit janë një grup profesionistësh duke pasur parasysh mënyrat ne të cilat vepronin dhe mbi të gjitha duke parë edhe momentin, kur atmosfera e qetë përreth gjithë Italisë ishte pllakosur, si rrjedhojë e sfidës së kombëtares “Axurre”.

Vila luksoze e Baxhos, e cila më shumë ngjan me një fermë sesa një shtëpi normale, duke qenë se ai rrit edhe kafshë të ndryshme, ka qenë një shënjestër e lehtë, pasi pavarësisht sipërfaqes së madhe të banimit, Roberto Baxho, s’ka punësuar asnjë truprojë që mund të kishte ndihmuar, teksa ai, bashkëshortja Andreina dhe dy djemtë kanë qenë në shtëpi (vajza e tij Valentina ka kohë që është shpërngulur nga aty jashtë vendit).

FLET BAXHO – Pas panikut dhe qetësimit të situatës, vetë Baxho, ka deklaruar: “Pikësëpari faleminderit të gjithëve që na kanë treguar një mbështetje shumë të fortë, pas kësaj ngjarjeje të shëmtuar që na ndodhi.

Në situata të tilla mund të ndodhë gjithçka, por për fat të mirë dhuna që unë dhe familja ime pësoi mbeti vetëm në disa qepje në kokën time dhe askush tjetër. Sigurisht që frika ishte e madhe, por tani duhet të bëhemi të fortë dhe unë e familja ime ta kalojmë sa më shpejt këtë episod të frikshëm”, u shpreh 57-vjeçari Baxho.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts