I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti te Sheshi “Skënderbej”, arrestohen dy ‘skifterët’

i vodhen me dhune aparatet celulare nje turisti te sheshi skenderbej arrestohen dy skifteret
i vodhen me dhune aparatet celulare nje turisti te sheshi skenderbej arrestohen dy skifteret

I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen dy autorët e dyshuar në Tiranë. Ngjarja ndodhi te sheshi “Skënderbej”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasit me inicialet L. A., 22 vjeç, Xh. M., (L)., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë,akuzohen se kanë vjedhur 43-vjeçarin me inicialet D. C.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia e Tiranës e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, ardhjen në ndihmë të çdo turisti që viziton kryeqytetin dhe goditjen e vënien përpara përgjegjësisë penale të çdo autori të dyshuar.

I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik dhe në vijim të punës për goditjen e të gjitha paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas një kallëzimi të depozituar nga një turist, se dy shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur me dhunë dy aparate celulare, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Si rezultat u identifikuan dhe arrestuan shtetasit L. A., 22 vjeç, Xh. M., (L)., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139/25 i Kodit Penal.

Dy të arrestuarit dyshohet se, te sheshi “Skënderbej” i kanë vjedhur dy aparate celulare shtetasit D. C., 43 vjeç.

43-vjeçari ka falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →