Shqiperia

I vodhi çantën dhe sendet personale një 67-vjeçari, përfundon në pranga 39-vjeçari në Elbasan

i vodhi canten dhe sendet personale nje 67 vjecari perfundon ne pranga 39 vjecari ne elbasan
i vodhi canten dhe sendet personale nje 67 vjecari perfundon ne pranga 39 vjecari ne elbasan

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit ditën e djehsme.

Blutë njoftojnë se 39-vjeçari i ka vjedhur çantën e dorës një 67-vjeçari, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”.

Njoftimi:
I vodhi çantën e dorës, një shtetasi, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 aparate celulare, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari .

Sekuestrohen çanta me sendet personale, të cilat u gjetën të fshehura, gjatë kontrollit në banesën e 39-vjeçarit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të kallëzimit të një shtetasi, se në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sende personale, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin:

[embedded content]

E. L., 39 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore 39-vjeçari, më datë 23.07.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i ka vjedhur çantën e dorës një 67-vjeçari, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 aparate celulare.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L., gjetën të fshehura dhe sekuestruan çantën me sende personale, të 67-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts