Një 64-vjeçar nga Maliqi është vënë në prangat e policisë për zjarrvënie të qëllimshme në një tokë bujqësore në fshatin Sheqeras duke rrezikuar edhe një biznes aty afër.
64-vjeçari i ka vënë zjarrin një toke të mbjellë me drufrutorë duke djegur disa prej tyre.
Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikës që ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.
Për 64-vjeçarin rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me zjarr.
Policia ju bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në një kohë kur situata me zjarret në vend është alarmante.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co