Trajneri bën punën e trajnerit, klubi bën pjesën tjetër. Nuk kemi nevojë të bëjmë më blerje. Nuk kemi nevojë të heqim dorë nga askush, sepse ka shumë ndeshje, por merkatoja mbyllet kur të them unë se u mbyll.
Jemi në ditën e 6-të nga 7-të”. Kështu u shpreh Zlatan Ibrahimoviç, këshilltar i lartë i “RedBird” për Milanin gjatë konferencës prezantuese të Fofanës, i cili mbërriti pas Moratës, Pavloviçit, Emerson Rojal. “Djalli” e nisi sezonin me barazim, por nuk është ende koha për t’u shqetësuar.
“Me katër blerje të reja kemi dyfishuar alternativat dhe pastaj nëse do të nevojitet dikush kemi edhe ‘Milan Futuro’. Këto katër nënshkrime ishin objektiva edhe para zgjedhjes së trajnerit”, shpjegoi Ibra, i cili dje ishte në “Milanello” për të parë nga afër skuadrën në kuadër të sfidës së fundjavës kundër Parmës (të shtunën 18:30).
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co