Sport

Icardi te Juventusi? Një detaj në veshjen e Wanda Nara-s shkakton bujë në rrjetet sociale

icardi te juventusi nje detaj ne veshjen e wanda nara s shkakton buje ne rrjetet sociale
icardi te juventusi nje detaj ne veshjen e wanda nara s shkakton buje ne rrjetet sociale

Mauro Icardi mund të rikthehet në Itali, por jo te Interi. Thashethemet për qendërsulmuesin argjentinas të Galatasaray për një kalim te Juventus kanë qarkulluar prej muajsh dhe në orët e fundit, një fotografi e postuar nga partnerja Wanda Nara ka bërë bujë në rrjetet sociale. Nara, siç shihet, mban veshur xhupin e Juventusit.

Kaq ka mjaftuar që tifozët në rrjetet sociale të vërshojnë me komente. Gjithsesi, nëse është thjeshtë rastësi apo ka diçka konkrete, na duhet të presim verën.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts