Enver Balla është 62-vjeçari që u vra nga djali dhe u hodh në pus, ngjarje e ndodhur në Shënavlash të Durrësit.
Ngjarja e cila dyshohet se ka ndodhur që në datën 13 gusht, është zbuluar sot nga policia.
Mësohet se djali e ka qëlluar të atin me armë zjarri dhe trupin e tij të pajetë e ka hedhur në pus, në tentativë për ta fshehur.
Më pas ai ka njoftuar policinë duke kallëzuar se babai ishte larguar nga banesa. Policia, nga kërkimet ka gjetur trupin e pajetë dhe armën e krimit, ndërsa vijojnë kërkimet për arrestimin e 34-vjeçarit Esmerald Balla.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co