IdentiTek njofton qytetarët: Nuk bëhen aplikime për dokumente biometrike në datën 31 dhjetor

identitek njofton qytetaret nuk behen aplikime per dokumente biometrike ne daten 31 dhjetor








































Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njofton se në datë 31 dhjetor, ditë e martë, nuk do të ketë aplikime për shtetasit.

pasaportr

Ky proces do të pezullohet vetëm për këtë datë, për shkak se do të kryhen inventarët vjetore në të gjitha zyrat e “IdentiTek”.

Shoqëria bën me dije se do të bëhet shpërndarja e dokumenteve të prodhuara, në intervalin kohor 08:00 – 10:00 të mëngjesit.

Punonjësit e zyrave të IdentiTek më pas do të angazhohen në realizimin e inventarit fizik dhe elektronik të dokumenteve.

Njoftimi ka për qëllim të orientojë shtetasit që mund të kenë urgjenca aplikimi, të mos presin ditën e fundit të vitit për të aplikuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →