Igli Hasani drejt Koresë së Jugut, ja qëllimi i vizitës zyrtare

igli hasani drejt korese se jugut ja qellimi i vizites zyrtare
igli hasani drejt korese se jugut ja qellimi i vizites zyrtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt Republikës së Koresë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Ministri Hasani do të zhvillojë disa takime dypalëshe me personalitetet më të larta të vendit, me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, dhe veçanërisht për të nxitur potencialet e pashfrytëzuara për sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar Shqipëri-Kore e Jugut.

Ky vit shënon 33-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →