“Ik nga tavolina, lëre debatin”- Zekthi debat me Lubonjën në studio, analisti: Mos na mërzit! Fillove me…

ik nga tavolina lere debatin zekthi debat me lubonjen ne studio analisti mos na merzit fillove me





































Debat mes analistëve Fatos Lubonja dhe Fitim Zekthit janë zhvilluar mbrëmjen e sotme rreth punës së SPAK.

lubonja zekthi

Ka qenë Zekthi duke argumentuar se SPAK nuk është një ‘organizatë kriminale’ siç e cilësojnë nga opozita, por një strukturë që mbështet nga SHBA.

Në këtë moment e ka ndërprerë nga Lubonja, i cili u shpreh se në sudio nuk ishin duke folur për SHBA dhe Antony Blinken, por për Shqipërinë.

Debati në studion e emisionit ‘Open’ në News24:

Zekthi: Jeni në paradoks! Bëni argumente paradoksale dhe të palogjikshme

Lubonja: Fillove me Antony Blinken, mos na mërzit

Zekthi: Ke ardhur për debat apo…

Lubonja: Për debat, por jo me Antony Blinken

Zekthi: Ta kam thënë dhe herë tjetër, unë vij nga një traditë ku kishte konak. Ku flisnin me rashë. Doni zhurmë? Hajde bëjmë zhurmë! Merren argumente në fiset e mira, jo i don inga dera e keqe.

Lubonja: Ky argument është bërë blozë

Zekthi: Ik nga tavolina, lerë debatin

Lubonja: Më fal

Zekthi: Je i falur.

Zekthi: Për mua SPAK nuk mund të jetë bandë kriminale në duart e Ramës, pasi të gjithë ndërkombëtarët thonë se është një krijesë që e kemi krijuar ne dhe nuk mbështesin një organizatë kriminale.

Lubonja: Lere se dhe NATO ka përkrahur diktatorë, Erdoganin në Turqi.

Zekthi: E quan ti diktator

Lubonja: Netanyahun meqë s’do Erdoganin. Akuzohet për krime lufte

Zekthi: Nuk është në NATO.

Lubonja: Të jesh në NATO dhe s’bën krime. Amerika po bën krime vetë. Pse NATO është garancia e demokracisë?

Zekthi: Nuk përkrah SHBA një bandë kriminale, të trafikut të drogës që e kontrollon Rama për interesa të veta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →