“Ikona” e njohur vlerëson Leverkusen: Kjo skuadër më kujton Barcelonën e Iniestës, Xavit dhe Messit

ikona e njohur vlereson leverkusen kjo skuader me kujton barcelonen e iniestes xavit dhe messit
ikona e njohur vlereson leverkusen kjo skuader me kujton barcelonen e iniestes xavit dhe messit

Legjenda gjermane Lothar Matthaus ka folur për sezonin e jashtëzakonshëm të Bayer Leverkusen për Interwetten. “Ikona” e njohur vlerësoi në maksimum edicionin e skuadrës së  Xabi Alonso.

“Unë shikoj futbollin e tyre, shpejtësinë e tyre, qetësinë e topit… Dhe thjesht e shijoj atë. Mund të flas për këtë për gjysmë ore. Më kujton Barcelonën e Iniesta, Xavi dhe Messi. Dhe në vend të kësaj është Bayer Leverkusen”, shpjegoi Matthaus.

“Për mua, për momentin, ata janë skuadra më e fortë  në botë. Nuk dua ta krahasoj me Liverpoolin apo Manchester Cityn, por Leverkusen po luan futbollin më cilësor që unë kam parë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co