Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar pas arrestimit të ish-ministri të Shëndetësisë, Ilir Beqaj teksa u shpreh në Kuvend se “ka shkuar sot përpara SPAK-ut, ky është llumi”.
“Të njëjtën përballje kam pasur edhe me Ilir Beqajn në fakt, me Arben Ahmetajn, janë llumi, janë atje. Ai që ishte ulur atje ka shkuar sot përpara SPAK-ut, ky është llumi, jo ne që ngremë gishtin e tregojmë përgjegjësinë”, u shpreh Jorida Tabaku teksa zhvillohej seanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu për skandalin tek Onkologjiku, ku bluzat e bardha akuzohet se bënin “pazar” me jetën e pacientëve.
Tabaku theksoi se asnjë nga opozita nuk ka frikë se mos zgjohet në mëngjes dhe arreston SPAK, apo se mos shkon me hekura në duar para drejtësisë.
“Të gjithë ju keni frikë sot duke nisur nga ato që hedhin akuza ndaj opozitës”, iu drejtua ajo maxhorancës.
Jorida Tabaku: Unë asnjëherë nuk jam ndjerë përballë fyerjeve që ministrja bëri. Unë të ndjej turp e të skuqem për dikë që ka humbur jetën për një faj të zonjës ministre? Ne të kemi përgjegjësi për një problem që ka pasur ajo në vendimmarrjen e saj politike ose ligjore?
Ne jemi llumi kur si pjesë e vendimmarrjes saj janë duke humbur njerëzit jetën? Të njëjtën përballje kam pasur edhe me Ilir Beqajn në fakt, me Arben Ahmetajn, janë llumi, janë atje. Ai që ishte ulur atje ka shkuar sot përpara SPAK-ut, ky është llumi, jo ne që ngremë gishtin e tregojmë përgjegjësinë.
Të bësh politikë me jetë njerëzish kur ti ke vetë përgjegjësinë tënde politike si drejtuese, do të kisha pranuar të vinit sot këtu dhe të flisnit për përgjegjësitë dhe çfarë mund të ndryshojmë, çfarë kontributi të japë opozita. Por të sulmosh kolegët për diçka që ka shkuar keq në mandatin tuaj si ministre më duket e papranueshme.
Të mbajmë ne përgjegjësi për atë që ka ndodhur tek Onkologjiku nën drejtimin tuaj? E kupton çfarë po flet. Kam pasur të njëjtin debat me 10 veta njësoj si sot me ju. Me 10 veta që sot janë para drejtësisë dhe mbajnë përgjegjësi.
Më tha Ahmetaj ‘kujdes se bota rrotullohet’ Rrotullohet, ai është atje unë jam sot këtu, asnjë nga ne nuk ka frikë se mos zgjohet në mëngjes e arreston SPAK dhe mos shkon me hekura në duar para drejtësisë. Të gjithë ju keni frikë sot duke nisur nga ato që hedhin akuza ndaj opozitës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co