Ilir Meta e bëri përgjegjëse për shpenzimet, Monika Kryemadhi: Me provat që paraqita sot, çështja e deklarimit të pasurisë për të ka rënë!

ilir meta e beri pergjegjese per shpenzimet monika kryemadhi me provat qe paraqita sot ceshtja e deklarimit te pasurise per te ka rene








































Monika Kryemadhi është pyetur në lidhje me deklarimet e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili e bën përgjegjëse ish-bashkëshorten për shpenzimet.

Kryemadhi-fashikujt-SPAK

Kryemadhi tha se me provat që i ka paraqitur gjyqtares sot në seancë, çështja e Metës për deklarimin e pasive ka rënë.

“Meta, në letrat që i paraqita dhe gjyqtares, i bie automatikisht çështja e deklarimit të pasurisë, pasi në faqen 141 të akuzës ku thuhet se zoti Meta ka bërë një operacion në Vjenë 7300 euro, ne kemi deklaruar 14 mijë euro pakësimin e gjendjes cash, prokuroria e ka vënë në mënyrë të qëllimshme për ta quajtur diferencën shkelje ligji.

Për një pagesë tjetër SPAK ka gënjyer sërish sikur Mirza Alibeaj ka paguar për Ilir Metën 7930 euro nga letër porosia që ka ardhur nga Vjena del që SPAK ka gënjyer sepse i ka paguar për vetën e saj.

Këto janë vetëm dy fakte për të cilat akuzohet Meta për deklarimet e pasurisë, të gjitha të tjerat kanë të bëjnë me mua. Çështja e deklarimit të pasurisë së Ilir Metës është zero, ka rënë”, tha Kryemadhi.

LEXO EDHE: “Shumica e pronave dhe e llogarive bankare ishin të Monika Kryemadhit”- Ilir Meta në gjyq: Isha në mirëbesim se po bënte çdo gjë sipas ligjit! S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas dhe ish-vjehrrës sime

A do ta ndihmojë PL në zgjedhje?

Kryemadhi: Nuk merrem me politikë. Do të merrem me sensibilizimin e opinionin publik për manipulimin dhe fake news që është lufta e tretë botërore. Nuk kam ndonjë dëshirë për të kandiduar, por do të bëjë të pamundur të mos kandidojnë njerëzit e paduhur.

Ndër të tjera ajo u shpreh se “SPAK-u nuk është Zoti në tokë, ata janë njerëz kalimtarë si të gjithë sistemet e tjera. Problemi qëndron se marrëdhënia e tyre me opinionin publik do të jetë në vazhdimësi, ndërsa marrëdhënia jonë ka qenë prej 30 vitesh. Kemi votuar për një sistem drejtësie për të gjithë. Jo për një sistem drejtësie për padrejtësi”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →