Ilir Meta: Mbështetja konkrete e bujqësisë dhe blegtorisë, detyrë patriotike për ndalimin e shpopullimit

ilir meta mbeshtetja konkrete e bujqesise dhe blegtorise detyre patriotike per ndalimin e shpopullimit
ilir meta mbeshtetja konkrete e bujqesise dhe blegtorise detyre patriotike per ndalimin e shpopullimit

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se PL ka një program konkret për blegtorinë.

Ai u shpreh se mbështetja konkrete e bujqësisë dhe blegtorisë është jo vetëm me shumë leverdi ekonomike, por edhe detyrë patriotike për ndalimin e shpopullimit të krahinave më atdhedashëse të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Subvencionet në Shqipëri
Buxheti i shtetit 32 milion Euro
IPARD 0 milion Euro
Totali 32 milion Euro
Subvencionet në Maqedoninë e Veriut
Buxheti i shtetit 170 milion Euro
IPARD 100 milion Euro
Totali 270 milion Euro
Maqedonia e Veriut, një vend më i vogël se ne dhe me potencial zhvillimi më të vogël se Shqipëria e mbështet blegtorinë rreth 8.5 herë më shumë.
Partia e Lirisë e ka prioritet kryesor Bujqësinë dhe Blegtorinë dhe ne angazhohemi ta përmbysim këtë raport duke e financuar këtë sektor jetik për zhvillimin e vendit me 300 milion euro në vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim.
Është e papranueshme që këtu në Nivicë të Kurveleshit një krahinë me tradita rekord të blegtorisë të konstatosh një trishtim të thellë për shfarosjen e blegtorisë si rezultat i mosmbështetjes nga shteti dhe shpopullimit.
Kurveleshi i traditave më patriotike dhe potencialit fantastik për turizëm për shkak të bukurive përrallore duhet të jetë vendi i ëndrrave të realizuara për Ergin që takova dhe fëmijët e tjerë.
Ndaj programi ynë konkret për blegtorinë synon pagesë direkte për çdo kokë dele apo dhi me 60 Euro për kokë për çdo fermë blegtorale me 30 krerë të imta, nga 12 Euro për kokë për fermat me mbi 100 krerë që është aktualisht.
Partia e Lirisë do të japë 10 MIJË EURO grant për krijimin e një ferme dhe do ta përjashtojë për 5 vite nga taksat dhe tatimet.
Në këtë mënyrë ne rritim mirëqenien e fermerëve shqiptarë dhe i japim familjes së Ergit të vogël që sot merret me blegtori mbështetje direkte për të ndërtuar e sigurt të ardhmen në Atdheun me 4 milion shqiptarë plus.
Mbështetja konkrete e bujqësisë dhe blegtorisë është jo vetëm me shumë leverdi ekonomike, por edhe detyrë patriotike për ndalimin e shpopullimit të krahinave më atdhedashëse të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →