Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se ‘kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes” dhe kupolës së saj të papërgjegjshme’.
“Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore. E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo”, shkruan Meta.
Postimi i Ilir Metes
Rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.
Kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes” dhe kupolës së saj të papërgjegjshme.
Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore.
E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo.