“Ilir Metën s’e implikon asnjë fije floku”- Burgosja e ish-Presidentit, Tedi Blushi: Mbrojti sovranitetin e vendit! Po tentohet eliminimi politik të drejtuesve kryesore të opozitës

ilir meten se implikon asnje fije floku burgosja e ish presidentit tedi blushi mbrojti sovranitetin e vendit po tentohet eliminimi politik te drejtuesve kryesore te opoz
ilir meten se implikon asnje fije floku burgosja e ish presidentit tedi blushi mbrojti sovranitetin e vendit po tentohet eliminimi politik te drejtuesve kryesore te opoz





































Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që Presidenti i Partisë së Lirisë të ketë shkelur ligjin, duke theksuar “Ilir Metën s’e implikon asnjë fije floku”.

Ai theksoi se po tentohet eliminimi politik i drejtuesve kryesorë të opozitës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Gjithashtu shtoi se ka pasur përpjekje për eliminimin fizik të ish-Presidentit Meta duke shtuar se arrestimi i tij është politik.

Tedi Blushi: Janë kohë të jashtëzakonshëm për vendin. Akt i rëndë dhe terrorist i burgosjes së presidentit të PL-së, Ilir Meta.

Është fakt që narkoregjimi ka ndërmarrë një kasion jo vetëm për eliminim politik të drejtuesve kryesore të opozitës, siç është Meta dhe Berisha, por kanë patur edhe përpjekje për eliminmn fizik të presidentit të PL, për llogari të armiqve të kombit tonë.

Dihet se çfarë betejash ka bërë Meta për mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës, për çështjen e detit ku është implikuar drejtpërsëdrejti edhe Lulzim Bashën, por edhe për llogari të mafies ndërkombëtare.

Në asnjë fije floku nuk e implikon Metën, nuk ekziston asnjë fakt kundër tij për një shkelje.

Qëllimi për të cilin është i arrestuar politik. Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi që e implikon Metën në një shkelje sado minimale të ligjit.

Janë dëshira të këtij regjimi që nëpërmjet hanxharëve në sistemin e drejtësisë kanë marrë përsipër të shkatërrojnë pluralizmin dhe t’i imponojnë vendit zgjidhje që nuk janë ligjore, por mbi të gjitha janë kriminale.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →