Ilir Proda bën ndryshimin e parë në Polici, emëron bashkëshorten e efektivit të rënë drejtoreshë të Burimeve Njerëzore

ilir proda ben ndryshimin e pare ne polici emeron bashkeshorten e efektivit te rene drejtoreshe te burimeve njerezore





































Drejtori i Përgjithshëm i Policise së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në ditën e parë të punës, dje,  ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari, bashkëshortja e Dëshmorit  të Policisë Sajmir Duçkollari.

proda

Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën i cili ka mbushur moshën e pensionit.

Eshte hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme. Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues.

Kujtojmë se Proda, ish-kryepolic i Elbasanit, mori një ditë më parë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe u prezantua nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Gjatë betimit, Porda u shpreh duke thënë: “Në këtë çast solemn të veprës së të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti, për gjakun e punonjësve të policisë të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike, për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →