Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë, Rama: Kryemyftiu Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli!

inaugurimi i xhamise se namazgjase rama kryemyftiu bilal teqja do te jete kujdestari i ketij tempulli





































Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, tha se kujdestari i Xhamisë do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

rama

“Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë falënderoi Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke cilësuar si mik të çmuar për shqiptarët.

Rama:Edhe kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të katër faltoreve të Tiranës, duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri. Flamur që lind Shën Konstandinin, pajon islamin e krishterimin, shpall midis feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin.

Si çdo faltore tjetër e këtij vendi, kjo xhami e madhe është tani një vend i shenjtë. Qoftë më jetë kjo faltore një shëmbëlltyrë e Qabes një shtëpi e shpërblimit dhe e kthimit. Le të hyjmë këtu me këmbën të mbarë. Faleminderit president, je gjithnjë i mirëseardhur në Shqipëri, në shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta.

Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Zoti e bekoftë  Shqipërinë, dhe na ndihmoftë në rrugën tonë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →