Firma Britanike e Sigurisë Detare Ambrey ka marrë një raport për një incident afërsisht 80 kilometra në perëndim të qytetit port të Jemenit, Hodeidah.
Një anije tregtare raportoi se një anije luftarake ishte duke “hapur zjarr”, sipas Sky News.
Agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) ka thënë se ka marrë gjithashtu një raportim për një incident të dhunshëm.
Rebelët Houthi, të cilët kontrollojnë pjesët më të populluara të Jemenit, kanë gjuajtur me dronë dhe raketa drejt anijeve me lidhje tregtare me SHBA-në, Britaninë dhe Izraelin që nga nëntori i vitit të kaluar.
Kjo ka nxitur sulme hakmarrëse perëndimore në pikat ushtarake të Houthi-ve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co