Incidenti diplomatik me Vjosa Osmanin, reagon Ali Ahmeti: Skuqem nga turpi, falini se nuk e dinë çfarë bëjnë

incidenti diplomatik me vjosa osmanin reagon ali ahmeti skuqem nga turpi falini se nuk e dine cfare bejne
incidenti diplomatik me vjosa osmanin reagon ali ahmeti skuqem nga turpi falini se nuk e dine cfare bejne

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti iu është bashkuar reagimeve në lidhje me incidentin diplomatik që ndodhi më presidentin Vjosa Osmani dhe shoqëruesit e saj.

Ahmeti e ka cilësuar një skandal të papranueshëm këtë ngjarje teksa shton se ndihet i turpëruar.

“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme.
Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që t’i falin për arsye se nuk dinë se ç’bëjnë. Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiçin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me radhë”, shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →