Incidenti i Serena Williams në restorantin luksoz në Paris/ Si iu refuzua hyrja legjendës amerikane të tenisit

incidenti i serena williams ne restorantin luksoz ne paris si iu refuzua hyrja legjendes amerikane te tenisit

Një punonjëse e stafit në restorantin luksoz të Parisit, ku pretendohet i ishte mohuar aksesi legjendës së tenisit, Serena Williams, tha se një nga kolegët e saj nuk e “njihte” atë.

Williams krijoi një stuhi polemikash kur shkroi në X se nuk kishte mundur të hynte në restorantin e Peninsula në Paris.

“Më është mohuar qasja për të ngrënë në një restorant bosh me vende më të bukura, por kurrë me fëmijët e mi”, shkroi Williams në X.

Maxime Mannevy, një punëtore në restorantin Peninsula, i tha Variety se Williams ishte me një grua tjetër dhe një karrocë fëmijësh dhe dukej “e panjohur”. Mannevy tha se ajo nuk ishte duke punuar kur tenistja e madhe erdhi në restorant.

Capture
Capture

“Kur ajo erdhi, kishte vetëm dy tavolina në dispozicion, dhe ato ishin të rezervuara nga klientët e hotelit”, tha Mannevy për median.

“Kolegja ime nuk e njohu atë dhe ndihet tmerruar, por ai i tha asaj çfarë do t’i thoshte çdo klienti tjetër, që të priste në katin e poshtëm në lokal, derisa t’i vihej në dispozicion një tavolinë. Këtu nuk ishte absolutisht asgjë personale”, tha ajo.

Gjithashtu restoranti iu përgjigj kritikës së Williams në X.

“Ju lutemi pranoni ndjesën tonë më të thellë për zhgënjimin që hasët sonte,” shkroi hoteli në X.

“Për fat të keq, bari ynë ishte me të vërtetë i rezervuar plotësisht dhe të vetmet tavolina bosh që patë i përkisnin restorantit tonë gustator, L’Oiseau Blanc, dhe ishin të të rezervuara.

Ne kemi qenë gjithmonë të nderuar t’ju mirëpresim dhe do të jemi gjithmonë t’ju mirëpresim përsëri”, thuhet në reagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →