Partia Demokratike ka reaguar lidhur me incidentin mes dy pedagogëve të Fakultetit Ekonomik në Tiranë. Koordinatori Rajonal i Tiranës, Klevis Balliu u shpreh përmes një deklarate për mediat nga selia blu se është goditur një ish-deputete e PD-së.
Ai i bëri thirrje organeve ligjzbatuese që të trajtojnë me seriozitet dhe profesionalizëm ngjarjen.
“Ne nuk i dalim sot zot Liljana Elmazit si kolege, apo si ish-deputete e Partisë Demokratike, por si arsimtare, si grua dhe si nënë. Çdo akt i tillë, jo vetëm kapërcen kufijtë etikë, moralë dhe profesionalë, por është kërcënim për gratë arsimtare, për sigurinë në universitetet tona dhe në sistemin shkollor“, tha Balliu duke theksuar se ky rast tregon ekzistencën e dhunës brenda mjediseve universitare dhe sistemin shkollor në tërësi.
Deklarata
Partia Demokratike dënon ashpër dhunën verbale dhe fizike të ushtruar kundër pedagoges Liljana Elmazi-Billa. Ushtrimi i dhunës në mjediset e universtitetit publik, në auditorët e fakultetit të Ekonomisë, e bën edhe më të rëndë dhe të papranueshëm këtë akt. Goditja e zonjës Elmazi-Billa përmban, jo vetëm lëndimin e pedagoges, por edhe fyerjen për institucionet e arsimit të lartë dhe kolegët.
Ne nuk i dalim sot zot Liljana Elmazit si kolege, apo si ish-deputete e Partisë Demokratike, por si arsimtare, si grua dhe si nënë.
Çdo akt i tillë, jo vetëm kapërcen kufijtë etikë, moralë dhe profesionalë, por është kërcënim për gratë arsimtare, për sigurinë në universitetet tona dhe në sistemin shkollor.
Fakti që është shkaktuar nga një koleg i saj, në mjedis universitar, është një këmbanë që ka brenda alarmin e dhunës, por edhe të degjenrimit të sistemit arsimor në Shqipëri, gjë të cilën Partia Demokratike e ka theksuar me forcë në qëdnrime publike.
Spiralja e dhunës e frymëzuar nga pushteti i Edi Ramës, ushtruar herë nga bandat, e herë nga Policia mbi protestues dhe qytetarë të pafajshëm, mbështetur nga segmente të medias dhe shoqërisë që nuk reagojnë kundër saj, duhet ndalur një herë e më parë.
Duke i uruar shërim të shpejtë zonjë Elmazi-Billa, u kërkojmë institucioneve përgjegjës profesionalizëm në trajtimin e rasteve të tilla të një ndjeshmërie publike të lartë.
Me këtë rast u bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen me opozitën të enjten më datë 11 korrik ora 20.00, si një mënyrë për të dënuar, edhe këtë akt të shktuar agresioni kundër një gruaje, nëne dhe pedagogeje.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co