Incidenti në Aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani, reagon kompania TAV: Kemi detyrimin ligjor për të kontrolluar të gjithë pasagjerët, përfshirë ata VIP! S’është cenuar siguria e udhëtarëve

incidenti ne aeroportin e shkupit me presidenten vjosa osmani reagon kompania tav kemi detyrimin ligjor per te kontrolluar te gjithe pasagjeret perfshire ata vip seshte cenuar siguria e u





































Kompania TAV, e cila menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka reaguar në lidhje me incidentin e mbrëmshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Aeroporti-i-Shkupit-780x439-1

Nga atje thonë se TAV Maqedoni, si operator aeroporti, ka obligim ligjor që të kryejë një kontroll sigurie të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave në fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

“Në përputhje me Ligjin për Aviacion dhe rregulloren ligjore ndërkombëtare në lidhje me sigurimin e aviacionit civil, TAV Maqedoni, si operator aeroporti, ka obligim ligjor që të kryejë një kontroll sigurie të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave në fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe nga Aeroporti “Sveti Apostol Pavle Ohër”, duke përfshirë pasagjerët që udhëtojnë nëpër sallonin VIP.

Prandaj, Departamenti i Sigurisë i TAV Maqedoni, në kuadër të kompetencave të veta, ka bërë kontroll standard të sigurisë së pasagjerit të përmendur si dhe bagazhit të tij, në pikën e kontrollit të sigurisë në sallonin VIP, për të siguruar fluturimin specifik komercial.

Duam të theksojmë se siguria e aviacionit nuk është kërcënuar, sepse ngjarja e përmendur ka ndodhur në hapësirën publike të aeroportit, pra përballë pikës së kontrollit të sallës së VIP-ave, nga ku pasagjerët VIP, pasi janë kontrolluar nga Sigurimi, dërgohen në zonën e kontrolluar nga aeroporti.

Gjithashtu duam të theksojmë se salla e VIP-ave është një ndërtesë e veçantë e izoluar nga ndërtesa kryesore e terminalit të Aeroportit të Shkupit, që do të thotë se nuk është e saktë se është cenuar siguria e udhëtarëve”, thonë nga TAV Maqedoni./ALSAT

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →