Bota

Incidenti/ Putin dhe Kim “grinden” se kush të hyjë i pari në limuzinë

incidenti putin dhe kim grinden se kush te hyje i pari ne limuzine
incidenti putin dhe kim grinden se kush te hyje i pari ne limuzine

Në mesnatë, Kim Jong Un mirëpriti mysafirin e tij të rangut të lartë në Korenë e Veriut, presidentin rus Vladimir Putin , i cili mbërriti të mërkurën.

Pavarësisht kohës së avancuar, të pazakontë, pritja ishte mbresëlënëse, me nderime, tapete të kuq, por edhe pritje që dy drejtuesit të lëviznin së bashku në të njëjtën limuzinë.

Por kush do të hyjë i pari? Kamerat i kapën dy liderët duke “u grindur” se cili nga të dy do të hynte i pari, duke ia lënë vendin tjetrit.

[embedded content]

Ata po ngrinin duart duke treguar drejt limuzinës, duke i bërë shenjë njëri-tjetrit të hynin, por pa ndërruar vendet. Në fund ishte Putini që i dha fund debatit të vogël dhe hyri ai i pari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts