Ekipet e shpëtimit në Indi më në fund fituan garën me kohën për të shpëtuar Satwik Mujagonda, djalin dyvjeçar që ra në një pus 6 metra të thellë të mërkurën dhe mbeti i bllokuar për më shumë se 17 orë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lachyan, në shtetin jugperëndimor të Karnataka. Djali i vogël, gjendja e të cilit ishte monitoruar nga një video-kamerë e futur në pus, është marrë në gjendje të mirë shëndetësore dhe është transportuar menjëherë në spitalin më të afërt për kontrolle të mëtejshme. Sathwik kishte rënë në pus teksa luante pranë fermës së babait të tij.
Gjatë operacionit, ekipet e kërkim-shpetimit kishin deklaruar se fëmija do të arrinte brenda pak orësh. Për të shpëtuar Sathwik, ishte hapur një gropë e cila u ribashkua me pikën e pusit ku ishte bllokuar fëmija. Prej aty shpëtimtarët e terhoqën dhe e nxorën duke e rrëshqitur mbi një çarçaf për të mos e lënduar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co