Anëtarë të Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, janë mbledhur sot para Drejtorisë së Tatim-Taksave në Korçë.
Kryetari i Shoqatës, Albert Nasto deklaron se informaliteti në këtë qark është 37-42%, duke bërë që miliona lekë të mos përfundojnë në buxhetin e shtetit.
Fjala e plotë:
Përshëndetje! Jam sot këtu përballë Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave në Qarkun e Korçës, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë.(Albert Nasto).
Po dalim këtu sepse do të jetë përgjithësisht një fushatë në të gjitha drejtoritë e qarqeve, duke filluar nga Korça.
Kam pyetje diskutim duke filluar:
Sa vjet ka e komanduar Drejtoresha e Tatimeve në Korçë? Ka 5 vjet, këto pesë vite janë antiligjore, se në këto 5 vite nuk duhet të jetë e komanduar pasi ligji parashikon që duhet të rri jo më shumë se një vit e komanduar.
Informaliteti në këtë qark sipas nesh është 37-42% rast i veçantë dhe është një kohë shumë e vështirë, dhe në 32 vite demokraci ka këtë informalitet.
Pra me informalitetin kuptojmë një evazion dhe korrupsion. Sa e dëmton buxhetin e shtetit dhe konkurrencën e lirë ky informalitet.
Mos harrojmë janë miliona dhe miliona që nga ky informalitet duhet të ishin futur në buxhetin e shtetit dhe tani nuk janë më këto të ardhura.
A ka evazion fiskal në kuponat tatimor? Unë them që ka shumë, ju e shihni dhe vetë ç’bëhet në kuponat tatimorë, dhe fiskalizimi. Ku shumë biznese në Qarkun e Korçës nuk janë të fiskalizuar, sepse i lejon kjo drejtori.
Ka raste që një biznes në Korçë bën një xhiro 2-3milion lekë në ditë dhe nuk pritet asnjë kupon tatimor.
Kjo është një punë e dobët e kësaj drejtorie, sidomos e drejtoreshës që drejton këtë institucion.
A është marrë drejtoresha me zgjedhjet fushatat zgjedhore? Sipas të dhënave që kemi ne, kjo drejtoreshë është marrë shumë fort me zgjedhjet dhe ka vajtur në shumë biznese ka bërë presione deri në mbyllje biznesesh, në qoftë se ato nuk do të votonin atë që donte ajo.
A ka pasur selektivitet kjo drejtori dhe drejtoreshë? Selektiviteti ka qenë shumë i madh dhe ka arritur puna deri aty, ku është dhënë urdhër ku grupet e terrenit diku të shkojnë dhe diku të mos shkojnë. Ky është një korrupsion shumë i lartë i këtij institucioni.
A do ta kallëzojmë ne këtë drejtoreshë për këtë shpërdorim dha abuzim? Ne e themi që do hapim kallëzim në SPAK për këtë drejtoreshë, për shpërdorim detyre. Prandaj mbyllen bizneset nga sjellja jo e mirë e drejtorisë së shërbimit dhe drejtorisë të tatimeve.
Nga kjo deklaratë e sotme një thirrje e drejtuar Ministrisë së Financave dhe Kryeministrit të Shqipërisë, që ky institucion pas shpinës është në gjendje alarmante dhe ka zënë shumë pluhur dhe nuk është se ky pluhur mund të fshihet me fshesë, ky pluhur duhet shkundur mirë dhe kjo drejtori duhet shkundur nga themelet.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co