Rrahman Kasa, Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar situatën e turizmit në vend në prag të sezonit të verës.
Kasa u shpreh se sipas shifrave dhe statistikave të siguruara pritet që këtë vit të ketë 3 deri në 4 milionë turistë më shumë në Shqipëri.
Sa i përket problematikave të sektorit, ai theksoi se kapacitetet, infrastruktura dhe burimet njerëzore janë më kryesoret.
Këto të fundit sipas tij do të jenë edhe sfida më e madhe për sektorin këtë vit, pasi ka një krizë për punonjës të kualifikuar, por edhe të pakualifikuar, ndaj edhe është propozuar marrja e punonjësve nga jashtë.
“Sipas shifrave që kemi pritet një shifër 3 deri në 4 milionë turistë më shumë këtë vit. Vitin e kaluar që kishim 10 milionë, nuk janë turistë, por pasaporta të huaja, duhet të theksoj këtë. Edhe shqiptarët me pasaporta të huaja numërohen si turistë. Duke llogaritur këtu turistët nga Kosova, Maqedonia, ata që kalojë tranzit, numri real i turistëve është te 7 milionë. Problemi i mbipopullimit janë problemet që njohim të gjithë, kapacitetet, burimet njerëzore, infrastruktura, etj.
Sivjet besoj se burimet njerëzore do jenë sfida kryesore sepse ka një alarm për staf të kualifikuar dhe të pakualifikuar. Unë kam propozuar që të marrim punonjës nga jashtë sepse nuk ka mundësi të tjera për të mbushur kërkesën. Ka krizë për këta punonjës. Nëse kemi 1.5 mln shqiptarë në vend dhe na vijnë 13 milionë turistë, kush do t’u shërbejë atyre. Kemi pasur një kërkesë për përfundimin e programeve studimore të studenteve, por nuk ka pasur interes. Në shumicën e rasteve nuk janë të interesuar”, shpjegoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co