Iniesta vlerëson Yamal: Bën gjëra të jashtëzakonshme në fushë, ka potencial

iniesta vlereson yamal ben gjera te jashtezakonshme ne fushe ka potencial
iniesta vlereson yamal ben gjera te jashtezakonshme ne fushe ka potencial

Legjenda e njohur, Iniesta ka vlerësuar në maksimum talentin e Barcelonës, Lamine Yamal. Sipas tij, Yamal premton shumë për të ardhmen dhe mund të bëhet një nga më të mirët në botë.

“Ajo që po bën Lamine Yamal nuk është normale. Sfida është që gjithçka rreth Lamines duhet ta mbështesë atë në mënyrë që rritja e tij të vazhdojë çdo vit.

Ai e ka gjithë karrierën përpara dhe ajo që duhet të bëjë është të vazhdojë ta shijojë me të njëjtin gëzim dhe liri sikur të ishte duke luajtur në oborrin e shkollës” – tha Iniesta.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →