Historitë e suksesit janë tepër interesante dhe ato të cilat datojnë gati 32 vite më pare mbartin vlera dhe me te mëdha, duke analizuar kontekstin ku kane filluar. Gjithçka filloi në vitin 1992, viti i cili përkonte me emigrimin masiv të shqiptarëve, familja Osmani qëndroi ne Shqipëri, e jo vetëm kaq, por u investua për te ngritur disa asete, të cilat për kohën mendoheshin te vdekura ne aspektin ekonomik. Gjashtë vëllezërit Osmani hapën një restorant të vogël në qendër të Maminasit. Falë ruajtjes së vlerave të gatimeve shqiptare dhe shërbimit të përkushtuar, restoranti Shelgu u kthye në ndalesën e preferuar të çdo udhëtari dhe emri i mirë i vëllezërve iu bashkua vizionit të tyre largpamës, për të nisur rrugëtimin që do t’i çonte përtej kontinentit.
Investimi i parë në prodhimin e ëmbëlsirave u bë në vitin 1997 me linjën e prodhimit të karameleve dhe më pas, në vitin 2004, vëllezërit Osmani investuan në prodhimin e çokollatave dhe të paketimit. Në vitin 2007, aktiviteti u zgjerua me linjën e prodhimit të brumërave. Që atëherë, investimet e kompanisë INSIFA janë bërë me vizionin për t’iu përshtatur standardeve europiane e botërore për një produkt të denjë për tregun ndërkombëtar. Suksesi i tyre ka ardhur pas cdo hapi të hedhur dhe çdo sukses ka shërbyer si investim për hapin tjetër edhe më të madh.
Sot, kompania INSIFA prodhon 180 lloje ëmbëlsirash; që nga karamelet, çokollatat e deri tek tortat. Çdo produkt i saj është një recetë unike e krijuar në bashkëpunim me teknologë italianë e francezë. Standardet dhe funksionimi në përsosmëri i teknologjisë së linjave të prodhimit i bën këto receta të shijshme të tejkalojnë kufijtë e Shqipërisë, duke arritur në tregjet e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Rumanisë, Italisë, Francës, Spanjës, Britanisë së Madhe, Holandës, madje dhe të Kuvajtit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vëllezërit Osmani s’janë stepur kurrë nga kufijtë gjeografikë apo financiare. Ata vazhdojnë pa u lodhur të punojnë dhe të investojnë për të krijuar produkte të reja, për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar përfaqësimin në tregjet botërore të emrit të tyre të mirë. Nje nder keto hapa ka qene investimi i nje prej linjave te prodhimit te embelsirave me teknologjike dhe per tu pasur zili jo vetem ne rajon, por edhe ne vendet me te zhvilluara perendimore. Minimizimi i kontaktit njerezor dhe kushtet atmosferike ne fabrike, jane garancia e nje produkti cilesor pa asnje kontaminim njerezor apo mjedisor. Keto investime i kane dhene mundesine e pjesemarrjes ne shume panaire ne fushen e embelsirave nepermjet te cilit brandi INSIFA (Made in Albania) te kete sukses dhe te terheqe shume biznese te interesuara per bashkepunim.
Nje nder arritjet qe vlen te permendet per INSIFA eshte pjesemarrja unike dhe historike e nje fabrike shqiptare ne panairin me te madh ISM Cologne 2024, i mbajtur ne qytetin e Koln ne Gjermani, eventi me i rendesishem boteror ku marrin pjese te gjithe bizneset me te famshme ne bote per sa i perket embelsirave. Pjesemarrja ne kete Panair, jo vetem, perben nje krenari te padiskutushme per familjen Osmani, per Insifa, por edhe per Shqiperine e cila per here te pare ka nje biznes i cili ka kaluar tashme neper filrtrat shume te holle e te detajuar nderkombetar per te merituar nje vend ne kete event elitar ne boten e biznesit te embelsirave. Arritje e cila i dedikohet punes se palodhshme, investimeve strategjike por mbi te gjitha standardeve te padiskutueshme te kompanise INSIFA, e cila tashme nuk ndalet por eshte pjese e tavolinave te diskutimit, si e barabarte me lideret boteror per prodhimin e ambalazhimin e embelsirave nga shtetet me te zhvilluara te BE.
Nese vendi yne eshte ne rrugen e duhur per integrimin ne BE, biznese si Insifa jane disa hapa perpara ne kete proces, pasi kane arritur te permbushin kerkesat dhe te marrin te gjithe certifikimet perkatese, pa te cilat ky realitet nuk do te ishte i mundur.
https://www.instagram.com/insifa_shpk/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co