Sport

“Inter fiton titullin, ne derbin”, Pioli i qartë pas Sassuolo-s: Ja kur vendoset e ardhmja ime (VIDEO)

inter fiton titullin ne derbin pioli i qarte pas sassuolo s ja kur vendoset e ardhmja ime video
inter fiton titullin ne derbin pioli i qarte pas sassuolo s ja kur vendoset e ardhmja ime video

Në momentin më të përcaktues të sezonit, Milan pëson një tjetër bllokim. Nuk janë në kushtet e tyre perfekte, kjo u pa qartë edhe përballë Romës, por mbi të gjitha u pa qartë përballë Sassuolo-s, ku ishin me fat që dolën me një pikë pas barazimit 3-3. Çuditërisht, Nedim Bajrami edhe pse vinte në këtë sfidë me një gol dhe një asist, e pa të gjithë ndeshjen nga pankina, asnjë minutë për fantazistin kuqezi, gjithashtu edhe Kumbulla.

[embedded content]

Sassuolo e nis sfidën me gol, duke zhbllokuar ndeshjen që në minutën e 4-ët, ndërsa 6 minuta më pas Laurientie realizoi edhe golin e dytë pas një aksioni personal. Pjesa e parë ishte spektakolare, me Leaon që ngushtoi shifrat në 1-2 në minutën e 20-të. Sassuolo e nis “zjarr” edhe pjesën e dytë, ku Laurientie realizoi edhe golin e dytë personal duke dërguar shifrat në 3-1. Milan reagoi fuqishëm, fillimisht duke ngushtuar shifrat në 3-2 me Jovic, ndërsa në minutën e 84-ët, Okafor shmangu humbjen duke barazuar rezultatin në 3-3. Stefano Pioli ndjen keqardhje për këtë “X”, por është i qetë kur pyetet në lidhje me të ardhmen e tij:

[embedded content]

“Më vjen keq që nuk arritëm të thellonim diferencën me Juven. Objektivi ynë është të sigurojmë vendin e dytë, sa për të ardhmen time nuk shqetësohem, e rëndësishme është vetëm ndeshja e radhës. E ardhmja do të vendoset në përfundim të sezonit. Derbi me Inter? Inter do të fitojë titullin, por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar derbin, për t’i dhuruar tifozëve tanë pak kënaqësi. Ne jemi gati për këtë moment të rëndësishëm të sezonit. Jemi të vetëdijshëm se e ardhmja jonë do të vendoset në sfidat e radhës. Luajmë kundër Romës, Inter dhe Juventus, e sigurt është që do të jetë e vështirë edhe për rivalët tanë”, u shpreh ndër të tjera Pioli pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts